Maja e Vajushës

Maja e Vajushës

Maja e Vajushës

Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg Tamarës dhe 10 km më në juglindje të fshatit Vermosh.Ky fshat gjendet 1200 m mbi nivelin e detit dhe vlerёsohet si kryevepra e natyrёs sё Kelmendit. Ai shtrihet nё njё luginё tё butё tё veshur me gjelbërim, ku pranё saj ngrihen Bjeshkёt e Namuna, vendi ku lindёn legjendat dhe eposi i Kreshnikёve. Nisemi rreth orës 8:00 për në Shkodër, pas një kafeje në pedonalen e Shkodrës do të vazhdojmë udhetimin tone drejt Lepushës. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona. Pasdite do të vizitojmë Vermoshin një tjetër fshat të bukur në krahinën e Kelmendit, i pozicionuar mes luginës që përshkohet nga lumi me të njëjtin emër. Kthimi ne darke ne Lepushe. Akomodimi ne nje bujtine ne Lepushe. Darka ne bujtine. Dita e dytë Zgjohemi herët dhe pas një mëngjesi me ushqime të përgatitura nga e zonja e shtëpisë, nisemi drejt Vajushes. Një shteg nëpër pyll na çon në malin e Dobkut. Nga këtu mund të shohim destinacionin tonë. Ne ngjitemi përmes luginës së Dobkut derisa arrijmë në majë dhe shijojmë një nga pamjet më të mira që mund të keni nga "Bjeshkët e Namuna" legjendare. Në majën e Vajushës ndjen frymën e veriut që pushon i qetë në majat e thepisura të maleve përreth. Duke qenë se keni një pamje që do t'ju mbetet përgjithmonë në mendje, në kthim, ne ndjekim të njëjtën rrugë për t'u kthyer në Lëpushë. Kjo ngjitje zgjat rreth 4 orë me ndalesa të shkurtra për foto dhe shplodhur. Më pas vazhdojmë kthimin për në Tiranë Informacion: Distanca: 9 km Disniveli: 878m Vështirësia: E mesme.

Të Përfshira:

Transport i Dedikuar

Trasporti: Tiranë-Lepushë-Tiranë me mjet komod

Akomodim

Akomodimi në bujtinë për 1 natë

Ushqimi

Darka, Mengjesi dhe pikniku gjate hiking

Guide

Shoqerues turistik

/person

Për çdo pyetje ju lutem na kontaktoni

Rezervoni udhëtimin tuaj
Comments are closed.