Orari i Hapjes · E Hënë - E Premte: 08:00-17:00 Telefon: +355689006146 · Email: info@luna.al
Termat dhe Kushtet e Përdorimit
Linja e Aeroportit:
1. Aeroport (TIA)- Qendër Tiranë dhe 2. Aeroport (TIA)- Terminali I autobusëve Jug-Veri
1. Përshkrimi i Shërbimit
Linja e Aeroportit ofron transport të rregullt me autobus midis Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) me Qendrën e Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) me Terminalin e autobusëve Jug-Veri.
- Nisjet kryhen çdo një orë, në çdo orë fikse, për qendrën 24/7 dhe për Terminalin 07:00-18:00.
- Nëse autobusi mbushet përpara orarit të nisjes, ai niset menjëherë dhe një autobus i dytë niset në orarin e planifikuar.
- Shërbimi nuk kërkon rezervim paraprak dhe është i hapur për të gjithë pasagjerët.
- Kafshët nuk lejohen në autobus.
2. Biletat dhe Përdorimi
- Biletat blihen fizikisht brenda në autobus, gjatë hipjes.
- Biletat mund të blihen gjithashtu online në website luna.al.
- Bileta e blerë online mund të anulohet deri në 2 ditë përpara udhëtimit dhe rimbursohet 100%.
- Bileta është e vlefshme për përdorim një herë brenda 24 orëve nga data e zgjedhur dhe nuk lidhet me një orar të caktuar.
- Fëmijët që zënë vend paguajnë biletë të plotë.
- Bileta është personale dhe nuk mund të transferohet.
- Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë 50% ulje në rast të paraqitjes së librezës së invaliditetit.
3. Bagazhet dhe Ngarkesa Shtesë
- Çdo pasagjer mund të marrë me vete:
- 2 bagazhe të mëdha
- 2 çanta të vogla (shpine, laptop, dorë)
- Bicikletat tarifohen me 10 euro shtesë dhe kërkojnë njoftim paraprak.
Operatori nuk mban përgjegjësi për humbjen, dëmtimin apo vjedhjen e bagazheve apo sendeve personale gjatë udhëtimit.
Pasagjerët janë përgjegjës për kujdesin dhe mbikëqyrjen e sendeve të tyre gjatë gjithë kohës. Rekomandohet të mos lihen sende me vlerë pa mbikëqyrje
4. Sjellja dhe Siguria
- Pasagjerët duhet të ndjekin udhëzimet e stafit gjatë gjithë kohës.
- Ndalohet:
- Pirja e duhanit
- Konsumi i alkoolit
- Sjellja e pahijshme
Shkelja e këtyre rregullave mund të rezultojë në përjashtim nga udhëtimi, pa rimbursim.
5. Orari, Vonesat dhe Itinerari
- Operatori synon të respektojë oraret, por nuk është përgjegjës për vonesa të shkaktuara nga trafiku, moti apo faktorë të jashtëm.
- Itinerari mund të ndryshohet në mënyrë të përkohshme për të shmangur trafikun ose për të ndjekur rrugë më të shkurtra që garantojnë efikasitet në udhëtim.
- Në raste të veçanta ose ngjarje të paparashikuara, operatori mund të modifikojë Itinerarin dhe stacionin e nisjes dhe njoftimet zyrtare publikohen në faqen zyrtare të Facebook: Luna Travel Albania dhe në Instagram lunatravel.shuttlebus
- Operatori nuk mban përgjegjësi për humbjen e fluturimeve nga pasagjerët si pasojë e vonesave të shkaktuara nga trafiku rrugor, kushtet atmosferike, ndërprerjet në qarkullim apo faktorë të tjerë të jashtëm dhe të paparashikueshëm.
Pasagjerëve u rekomandohet të planifikojnë udhëtimin me mjaftueshëm kohë rezervë për të shmangur çdo rrezik të humbjes së fluturimit.
6. Ndalimet gjatë Itinerarit
Linja e Aeroportit operon me një itinerar të drejtëpërdrejtë midis Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Qendrës së Tiranës, pa stacione të ndërmjetme zyrtare.
Shoferi nuk është i detyruar të kryejë ndalesa të tjera gjatë rrugës, përveç pikave të përcaktuara si stacione zyrtare.
Megjithatë, në raste të veçanta dhe kur kushtet e trafikut, sigurisë dhe infrastruktura rrugore e lejojnë, mund të realizohet ndalesë jashtë stacioneve zyrtare vetëm nëse kërkesa është bërë paraprakisht përpara nisjes së udhëtimit.
Realizimi i ndalesës së kërkuar mbetet në diskrecionin e stafit dhe nuk mund të garantohet në çdo rast.
7. Kontakt & Ankesa
Për çdo informacion, feedback apo ankesë, mund të kontaktoni:
📧 Email: info@luna.al
☎️ Tel: +355695451863, +355689006146
🌐 Web: www.luna.al